articolo 1782

 

 
 
Medalja e artė pėr kolegen italiane Miryam Benvenuto

 







Arjan Th. Kallēo




Edhe njė herė…
(All’Amica Miryam)

Pranvera e hidhur
E zbarzi gjithė zemėrimin e vet
Mbi ty, sikur tė mos mjaftonin
Pėrleshjet pa pakte njerėzore
Nė ditėt e shkuara. Firma e hedhur
Vite mė parė ende ruan bojėn e
Njomė, dhe ti pa ndrojtje e rishkruaje
Pas ēdo beteje. Ėshtė ende aty tek
Pret disa gėrma tė vogla pėr njė kohė
Pauze qė ti vetė kurrė nuk e lype.
Jeta tė rrėzoi si pėr tė tė kujtuar
Pėrkohshmėrinė tonė nė kėtė
botė, por ti pėrsėri prapė u ngrite
Fitimtare si njė shqiponjė e vėrtetė
Mes miqve nė vendin e shqiponjave.
Duelet u ndalėn para dhimbjes sonė
Nė pritje tė njė ēasti fatlum, kur
Barazia tė marrė sėrisht kuptim.
Tė pashpirtshmit nuk e ndalin dot mizorinė,
Tė pacipė, nuk pranojnė asnjė rishikim
Tė planeve tė tyre fatale,
Ēfarėdo ēmimi qė ato tė kenė.

Koha ikėn si pa e kuptuar dhe ditėt i lėnė vendin ngjarjeve qė vetė natyra apo njerėzit i kanė pėrcaktuar botės. Kėshtu nė heshtje madhėshtore nė prill u shuajt mikja dhe kolegia jonė italiane mėsuesja italiane nga Foxha, Miryam Benvenuto. E pas kėsaj kohe trishtuese vjen njė moment qė kujtimi ngrihet mbi harrimin dhe kėrkon njė shpagim, kėrkon rikthimin e vet mes njerėzve qė, edhe pse dhimbja duket se triumfon, asnjėherė nuk ėshtė mė e fortė. Ēaste kujtimi enden nė jetėn tonė dhe natyrisht nuk mund t’i braktisim dhe t’i flakim tutje. Qė njė njeri tė kujtohet pėr njė bashkėtokėsor ka njė arsye intime, por qė njė qytet i tėrė tė kujtohet pėr njė mike, ka shumė arsye madhore. E tillė ishte zonja Miryam pėr nxėnėsit e saj, pėr kolegėt dhe pėr qytetarėt korēarė qė panė tek ajo mishėrimin e njeriut qė dashamirėsinė dhe miqėsinė e kishte nė thelb tė jetės sė vet. Tė vjen mirė qė nxėnėsit janė tė parėt qė pėrmes vargjeve tė njė kėnge, duan me ēdo kusht tė kujtojnė mėsuesen e tyre tė dashur qė u nda nga jeta pak muaj mė parė. Dhe e tyrja ėshtė kėnga qė hapi takimin e organizuar nga Bashkia e Korēės dhe seksioni dygjuhėsh nė nderim tė mėsues sė apasionuar italiane. Bashkia – thotė moderatorja e takimit - nė vite ka synuar dhe synon qė tė nderojė tė gjithė njerėzit qė kanė kontribuar nė jetėn e qytetit, pavarėsisht se cilėt janė, dhe zonja Benvenuto ėshtė njė prej tyre. Ajo u fali dashuri nxėnėsve, kujdes, u mėsoi gjuhėn atyre dhe u la si amanet dashurinė pėr kėto vlera tė pakontestueshme tė shoqėrisė.
Nėnkryetari i Bashkisė z. Filo u shpreh se ndihej i emocionuar pėr  njė zonjė kaq tė nderuar. Kontributi i saj lidhet jo vetėm me nxėnėsit nė shkollat ku dha mėsim, por edhe mes dy popujve tanė tė lashtė rreth Adriatikut. Ajo punoi me pėrkushtim deri nė fund tė jetės sė saj dhe kjo veprimtari nė kuadrin e javės sė Gjuhės italiane, ėshtė promovimi mė i mirė qė Italia dhe Shqipėria u bėjnė kėtyre marrėdhėnieve. Veprimtaritė e organizuar nga zonja Benvenuto janė tė shumta nė Korēė, por disa prej tyre do tė mbeten gjatė nė memorien e qytetit – theskoi
nėnkryetari Filo. Mė pas kryetari i Kėshillit Bashkiak, z.Ilir Pendavinji, lexoi motivacionin e plotė tė dekoratės qė u miratua me unanimitet tė plotė nga tė gjithė spektret, pėr mėsuesen e talentuar dhe me zemėr tė madhe. Bashkėshorti i saj z. Xhani D’Alonco i falenderoi tė gjithė pėr kėtė ceremoni dhe theksoi se kjo ishte njė provė se prania e tyre nė qytet u prit shumė mirė. Ndjenja se kjo pritje e ngrohtė dhe e pėrzemėrt tė shtyn tė mendosh se rrallė e kemi gjetur nė vende tė tjera. Urimi mė i mirė qė bėri ėshtė njė takim nė situata krejt tė ndryshme. Mė pas u vijua me bursat qė familja e tij kishte menduar, nė emėr tė bashkėshortes, pėr nxėnėsit mė tė mirė dhe qė arritėn rezultate tė shėklqyera gjatė vitit tė kaluar shkollor. Ėshtė njė dhuratė e vogėl, por tepėr e vėshtirė pėr tu pėrcaktuar, pasi nxėnėsit qė e meritojnė vlerėsimin janė tė shumtė – u shpreh ai i emocionuar gjatė dorėzimit tė tyre. Nxėnės si Kristeli, Inesi, Gloria, Rania, Liria, Stavoja, Redisa e meritojnė plotėsisht kėtė vlerėsim. Nė kėto momente krize europiane, ju e keni vėndi e punės, shkolla dhe studimi, me qėllim qė tė arrini rezultate tė larta dhe tė realizoni ėndrrat tuaja, duke qėnė qytetarė tė mirė dhe njė burim pėr atdheun tuaj – e pėrfundoi fjalėn e tij z. D’Alonco. Nė emėr tė Ambasadės italiane pėrshėndeti z.Stiljani qė uroi nė muajt e ardhshėm qė marrėdhėniet mes institucioneve tė njohin hapa tė tjerė. Ai falenderoi autoritetet bashkiake pėr kėtė vlerėsim pėr mėsuesen Benvenuto qė ėshtė dėshmi e pranisė italiane nė Korēė pėr edukimin, formimin, nė kuadėr tė kulturės, tė brezit tė ri. Kjo ėshtė njė ecuri europiane, seksioni dygjuhėsh ėshtė njė arritje, pasi 50% e lėndėve zhvillohen nė tė dy gjuhėt. Tė rinjtė qė po formohen pėr Europėn janė dėshmimtarė tė tė dy vendeve, prandaj ne e kemi pėrzemėr kėtė aspekt. Z. D’Alonco ėshtė dėshmi institucionale dhe private e synimeve tona, prandaj duam ta forcojmė gjuhėn dhe kulturėn, duke forcuar marrėdhėniet mes dy vendeve, edhe nė kuadrin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė, ku arbėreshėt kanė njė kontribut tė madh nė formimin e shtetit tuaj – e pėrfundoi fjalėn e vet drejtori i zyrės shkollore tė Ambasadės italiane. Nė kėtė takim morėn pjesė nxėnės dhe mėsues tė seksionit dygjuėsh si dhe miq tė shumtė tė zonjės Benvenuto.

Dy miqve tė dashur italianė

Shiu bie furishėm nė rrugėt me kalldrėm
Nė trotuaret, nė rrugėt e kėtij qyteti
Ku ditėve ecėm bashkė. Edhe gjethet
E verdha po bien tė qeta ngadalė
Dhe tė vetmuara enden nėpėr rrugė,
Tė ngjitura fort pas sipėrfaqes sė lagur,
Tė shkelura mizorisht nga hapat
E kalimtarėve tė paktė.
Shpejt do tė largohen edhe kujtimet
E afėrta, siē ndodh gjithmonė
Nė ēdo herė tė parė, e mė pas
Do tė bjerė harresa e pėrkohėshme e jetės
Derisa njė takim tjetėr i rastit
Tė na sjellė pranė. Do tė jemi mė pak
Nė kėtė stinė, si gjethet qė i fryn era,
I vallėzon hapėsirave pa kufij tė botės, por
Kurrė s’i kthen mė prap’. Koha bėn
vetėm
Punėn e saj.

Arjan Th. Kallēo
27 tetor 2012, mėngjes



2012-10-28