Pas gati dy javėsh, fqinji ynė i pėrhershėm, Italia, pikėrisht mė datėn 17 mars, do tė festojė me madhėshti njė prej data mė tė rėndėsishme tė historisė sė saj, 150 vjetorin e Bashkimit. Njė datė qė do tė mbahet mend dhe do tė kujtohet nga brezat, pasi ishte njė prej akteve mė sublime tė njė kombi qė ka qėnė pėr shekuj me rradhė drita e qytetėrimit dhe busulla e orientimit pėr gjithė botėn. Edhe sot ky shkėlqim duket qartė nė gjithė trashėgiminė e gjerė kulturore qė tashmė ėshtė e tė gjithėve nė sajė tė statusit tepėr tė veēantė qė ka Italia nė Unesko. Mjafton tė pėrmendim se pjesė e trashėgimisė botėrore janė rreth 50% e kulturės italiane dhe qė madhėshtore shfaqet nė sytė e vizitorėve, dashamirėsve tė kulturės, studiuesve dhe tė apasionuarve. Njėri prej njerėzve qė shkroi njė pjesė tė historisė italiane dhe qė u bė ideatori dhe promotori i bashkimit ishte gjenerali Xhuzepe Garibaldi. Nė aktin e Bashkimit, faktoriarbėresh ishte njė ndihmė e konsiderueshme pėr Garibaldin dhe pas fitores, akti i tij i parė, me njė dekret tė posaēėm, ishte rikthimi i ritit grek nė ritet fetare nė Siēili, Kalabri dhe mė pas nė Napoli, pas mohimit qė ua kishte imponuar Kisha katolike. Midis ushtarakėve tė tij nė organizimin e 1000 luftėtarėve besnikė kishte dhe italo-shqiptarė. Njė nga emrat mė tė njohur ėshtė Franēesko Krispi qė mė vonė u bė edhe kryeministėr i Italisė. Nė komunitetin arbėresh kishte njė kolegj tepėr prestigjoz, Shėn Dhimitri, ku kishin studiuar shumė shqiptarė, dy prej tė cilėve martirė tė Rilindjes, Axhezilao Milano dhe Mikele Moreli; tė tjerė rekrutoheshin vullnetarė nė ushtrinė e Garibaldit, duke u bėrė dhe oficerė tė tij. Nė gjithė historinė garibaldine, marrėdhėniet me italo-shqiptarėt kanė qėnė tepėr tė pėrzemėrta. Kur ky kolegj rrezikonte tė mbyllej Garibaldi dekretoi njė kontribut prej 60 mijė dukatėsh nė vit, njėkohėshisht i nxitit edhe pėr formimin e njė katedre universitare pėr gjuhėnshqipe. Fakte tė tjera qė lidhen me Garibaldin flasin edhe pėr fshatara tė tėra italo-shqiptarėsh pėrreth Palermos, tė cilat e ndihmuan nė shumė nė rrugėtimin e tij, edhe pėr tė shtėnė nė dorė Siēilinė dhe mė pas Kalabrinė. Po tė mos e kishte tė qetė prapavijėn, siguria i vinte nga besnikėria e popullsisė italo-shqiptare pro tij dhe fushatės sė sė tij, nuk do tė kishte marshuar drejt Bazilikatės, Napolit dhe Puglias. Xhuzepe Garibaldi lindi nė Nicė mė 4 korrik 1807 dhe vdiq mė 2 qershor 1882. Ishte general, patriot dhe udhėheqės Italian, i njohur edhe me emrin Heroi i dy botėve pėr veprimet ushtarake tė kryera nė Europė dhe Amerikėn jugore. Ėshtė figura kryesore e Rilindjes dhe njėri prej personazheve historike italiane mė tė njohur nė botė. Bashkė me figura tė shquara tė historisė italiane si Macinin, Viktor Emanuelin e II, kontin Kavur dhe Benson konsiderohen si baballarėt e Atdheut. Pak histori rreth jetės sė Garibaldit : 1821 regjistrohet marinar 1824 udhėtimi i parė nėMesdheun lindor 1834 merr pjesė nė lėvizjet e Gjenovės 1835 mėrgon nga Marseja drejt Amerikės jugore 1839 lufton me Rio Grande do Sul kundėr Brazilit centralist 1839 njeh gruan e ardhshme Anita me tė cilėn do tė martohet nė 1842 1841 lufton me Uruguajin kundėr Argjentinės roziste 1849 lufton pėr mbrojtjen e Republikės romane 1859 merr pjesė nė Luftėn e Dytė tė Pavarėsisė si general i ushtrisė piemonteze 1860 organizimi i famshėm i 1000 luftėtarėve 1862 synon ēlirimin e Romės dhe niset nga Siēilia me 2.000 vullnetarė, por ndalet nė Asrpmonte 1864 shkon nė Londėr ku pritet me triumf 1866 merr pjesė nė Luftėn e tretė tė pavarėsisė, duke komanduar njė grup vullnetarėsh qė luftonin nė Trentino Fiton nė zgjedhjet politike 1867 merr pjesė nė Gjenevė nė Kongresin e Paqes 1870-71 merr pjesė nė luftėn franko-prusiane pėrkrah francezėve 1874 zgjidhet deputet i Mbretėrisė 1879 themelon nė Romė Lidhjen pėr Demokracinė 1882 vdiq nė Caprera mė 2qershor Pas njė njeriu tė madh qėndron njė grua e madhe, frazė qė pėrmendet shpesh me tė drejtė apo jo, tė cilėn do ta zėvendėsoja plotėsisht me njė kulturė e gjerė, kjo do tė ishte thėnia mė e drejtė pėr shtetarėt qė nuk e lėnė formimin e tyre dhe kulturėn pasdore, por pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat qė kėto dy karakteristika tė jenė pjesė e jetės sė tyre, vendimtare, dalluese dhe udhėheqėse. Jashtė kėtyre kontureve nuk do tė kishim njė shtetar tė denjė pėr tė qėnė pika referimi pėr tė ardhmen e qytetarėve tė vet. Por shumėkush kėtė nevojė tė domosdoshme do ta nėnkuptonte si njė mundėsi pėr tė krijuar njė fond tė madh me libra, me vepra figurative, me disqe muzike dhe kėtu pėrfundonte detyra e tij. Nėse do tė kufizohej vetėm me krijimin e njė fondi tė tillė, do tė ishte vetėm njė aparencė qė do tė ekspozohej nė raftet e bukura, nė pikturat e shumta nė mure apo nė impiantet e fuqishme audio. Do ti ngjante njė pasurie qė do tė qėndronte e paprekur dhe e heshtur si pėr tė thėnė sesa ikushtojmė rėndėsi edhe kulturės. Por librat do tė mbuloheshin nga pėluhuri dhe asgjė nuk do tė pėrthithej, as vetė idetė dhe mesazhet qė shkrimtarėt e mėdhenj i fshehin nė faqet e tyre. Tė tjerė thonė shprehimisht se ėshtė vetėm njė histori e sajuar, e zbukuruar dhe pa asnjė lidhje me realitetin, bile edhe duke u pėrpjekur tė satirizojė vlerėsimet ndėrkombėtare. Cili njeri do tė vlente mė shumė, ai qė nuk krijon asnjė vlerė pėr veten nė rradhė tė parė dhe pėr shoqėrinė, apo ai qė pėrmes fjalės krijon njė thesar tė ēmuar etik, edukativ, gjuhėsor, emotiv, stimulues, largpamės? Pėrgjigjen mund tia japė kushdo sipas rastit, por dihet se njerėzit vazhdojnė qė tė lexojnė dhe rilexojnė veprat qė artistėt krijuan nė shekuj apo qė edhe do tė krijojnė. Ky ėshtė mėsimi mė i madh qė shoqėria e transmeton nė breza. Le ta kultivojmė edhe ne tek brezat qė do vijnė, pavarėsisht situatave tepėr absurde qė kalon sot vendi ynė. Por po i rikthehem Garibaldit, duke parė tek ai njė shtetar tė denjė jovetėm pėr kontributin e tij pėr atdheun drej progresit, por edhe tek mėnyra sesa kujdes i kushtonte kulturės dhe kulturimit tė vetvetes. Dėshmimtare ėshtė biblioteka e tij tepėr e pasur qė tashmė do tė jetė pasuri e tė gjithėve. Prej mėse gjysėm shekulli librat e Garibaldit, 1184 volume, romane, ese dhe pėrmbledhje, janė ruajtur nė depot e vilės Fabbricotti, rezidencė neoklasike, sot biblioteka e qytetit tė Livornos. Njė thesar i vogėl i harruar deri kur njėra prej vajzave tė gjeneralit ia dhuroi qytetit. Klelia kishte mbėrritur nė Livorno nė vitin 1888 me vėllain qė ishte kadet nė Akademinė detare dhe tek vila buzė detit solli kulturėn e tė atit", librat mė tė bukur qė ai i kishte zgjedhur me nėnėn dhe vėllezėrit nga raftet e shtėpisė ku ende sot ekziston njė koleksion tjetėr. Ėshtė njė bibliotekė e jashtėzakonshme ajo qė del nga harresa e Livornos. Vetėm pak studiues kishin djeni pėr librat dhe qė livornezėt nuk i kishin parė ndonjėherė mė parė. Biblioteka e Garibaldit do tė bėhetekspozitė dhe nėse financimet nuk do tė mungojnė, do tė shndėrrohet nė bibliotekė autonome e vendosur nė njė anė tė muzeut tė qytetit, nė njė strukturė nė zemėr tė lagjes me stilin e viteve 600 nė Venecia. Librat e Garibaldit konsiderohen nga studiuesit si libra me vlerė tė madhe, ndoshta edhe pėr faktin se shumė prej tyre janė vepra unikale origjinale. Do tė ekspozohen nė fillim mė datėn 16 mars gjatė festimeve me rastin e 150 vjetorit tė Bashkimit tė Italisė dhe do tė botohet edhe njė katalog me informacione tė detajuara pėr volumet. Sipas ideatorėve tė projektit ėshtė njė bibliotekė heterogjene me volume fetare, historike dhe gjeografike, romane tė famshėm, diturie dhe popullorė. Disa vepra janė dhurata nga admirueset, botime tė posaēme, tė pasuruara me stolisje tė ēmuara dhe dedikime nė gjuhė tė ndryshme. Tė ecėsh mes rafteve do tė thotė edhe ta shohėsh nga afėr kulturėn e Garibaldit. Ka vepra tė plota tė Shekspirit, Skotit, udhėtimi tek Kepi i Shpresės sė mirė tė kapitenit Kuk, ibotuar nė Paris nė vitin 1787, dy botime tė Biblės nė italisht dhe anglisht. Janė pjesė bibliotekės edhe historia e natyrės nė shumė volume (botanikė, gjitarėt, insektet) tė shkruara nga pėrhapėsi shkencėtar francez Louis Figuier qė bėnin pjesė nė bibliotekėn lundruese tė gjeneralit, e vendosur nė jahtin e vet, Princess Olga. Midis dedikimeve prej admiruesve ėshtė dhe njė mesazh nė gjuhėn rumune. Nuk ka asnjė libėr pėr masonerinė pėr tė cilėn ishte mėsuesi kryesor i saj. Nė sajė tė shenjave, kėrkimeve nė shėnime, shėnimet e tij dhe tregues tė tjerė nė faqe, studiuesit po pėrpiqen tė kuptojnė se cilat libra Heroi i dy botėve lexoi dhe asimiloi nė kulturėn e vet. Pas Bashkimit tė Italisė njė prej maksimave kombėtare qė ende sot ruan njė vlerė tė padiskutueshme thotė : e bėmė Italinė, tani duhet tė bėjmė italianėt qė nėse do ta transkiptojmė do tė thoshim, formimi i njeriut ėshtė kushti kryesor qė njė shoqėri tė ecė para.
|