Datėlindja e Heroit kombėtar dhe historia
 











Prof. Arjan Th. Kallēo

Vitin e kaluar nė tė njėjtėn kohė, mė datėn 11 janar lexova ndonjė artikull pėr njė prej figurave mė tė mėdha tė kombit tonė, Gjergj Kastriotin. Sigurisht figura tė tilla, me dimensione paneuropiane, nuk mund tė mos pėrkujtohen, sidomos pėr njė vend si Shqipėria qė nė raportet me vendet europiane, tė jemi koshientė, nuk ndodh shpesh tė kemi njerėz tė tillė. Ndoshta kremtime tė tilla nė vitet e shekullit tė kaluar nuk munguan asnjėherė, pavarėsisht interesit tė shtetarėve shqiptarė qė pėrpiqeshin t’i denigronin herė pas here figura qė dukeshin sikur i errėsonin vetė ata. Shembujt nė historinė tonė, edhe mė tė re, nuk mungojnė, pėrkundrazi janė tė gjalla dhe u ngjajnė atyre mėsimeve qė vetė historia nuk ka ditur kurrė tė mėsojė dhe tė japė. Njė komb i vogėl si Shqipėria, ku gjithmonė janė kėnaqur orekse pushtuesish, nuk kishte si tė ndodhte ndryshe, ėshtė fati i kombeve tė vegjėl, pavarėsisht dėshirave tė zjarrta pėr njė lloj nacionalizmi, ndonjėherė edhe tė tepruar. Nuk dėshiroj kėtu tė ngatėrroj krenarinė me nacionalizmin, por dėshiroj tė pėrdor shprehjen shtri kėmbėt sa e ke jorganin. Por viti i kaluar nuk vazhdoi i tillė nė lidhje me kujtimin e Skėnderbeut, pasi plasėn debate tė panumėrta qė mbushėn faqe tė pafund gazetash, sapo njė studiues i huaj botoi njė vepėr me titullin Skėnderbeu.
Heroi ynė kombėtar u gjend pas kaq shekujsh nėn qendėr tė vėmendjes jo vetėm shqiptare. U shprehėn tė gjithė pa dallim moshe, profesioni, kompetence pasi nė librin e tij Schmitt fliste pėr disa “ tė vėrteta tė tij tė zbuluara ose hipoteza”. Mė duhet tė kujtoj kėtu edhe raste kur librat e botuar letrarė, po e theksoj letrarė, kanė ngjallur debate tė tilla, pėr mė tepėr kur nė mes hyjnė edhe institucione tė shpirtit. Skėnderbeu nuk mund tė dilte jashtė kornizave tė kohės, pra jashtė aleancave tė dyfishta shtetėrore-fetare, pasi tė dy kėta faktorė qeverisnin vendet respektive. Kur nė Europė Kristianizmi ishte dominues, a mund tė mendohej qė njėri nga faktorėt tė shembej dhe tė lihej jashtė qeverisjes? Mė keq akoma kur pushtimet turke synonin zėvendėsimin e tė dy faktorėve nė Europė me anė tė forcės, duke pėrmbysur njė traditė tė thellė shumėshekullore.
Natyrisht librat qė shkruhen kanė njė synim ose mė mirė disa synime tė cilat mė pas ndahen nė synime historike, Ballkani ėshtė shembulli mė tipik i shovinizmit dhe nacionalizmit; ideologjike, nga mė tė ndryshmet; komerciale qė ėshtė dhe njė nga synimet kur detaje, shpesh tė sajuara sit ė vėrteta, ngjallin kėrshėri tek lexuesit.
Nėse je mėsuar me njė histori qė pėr vite ishte tabu tė diskutohej nga tė gjithė, unė do ta quaja njė banalizim tė debateve nėse ndodh njė konfuzion i tillė, nuk mund tė mos ēlirohesh nga caqet ideologjike dhe tė pėrpiqesh tė hedhėsh dritė mbi disa ngjarje tė dekadave tė fundit, por qė tė marrėsh guximin dhe tė rishikosh njė histori gati pesė shekullore, do tė ishte kulmi i absurditetit. Pluhuri i kohės, sado qė tė pėrpiqemi ta heqim, ka lėnė gjurmė tė tilla qė edhe nėse dėshiron, nuk mund ta zbulosh kurrė tė vėrtetėn siē ka ndodhur. Nė fund tė fundit ēfarė ėshtė historia? Njė grumbull kujtimesh, tė shkruara apo jo, njė arkivė e madhe dokumentacioni, ku vetėm pėr tė vėrteta absolute nuk mund tė flitet. Dokumetat flasin pėr njė lloj historie, por askush nuk mund tė pretendojė se ėshtė e vetmja dhe e vėrteta. Mos  tė shkojmė mė larg se dy dekadat e fundit, cilėn histori do tė mėsojnė pasardhėsit? Shumė do tė thonė atė qė ėshtė e shkruar dhe e dokumentuar, apo e servirur nga njerėz qė nuk kanė mundėsi tė jenė tė paanshėm, nė pluralizėm tė vėrtetat janė mė shumė se dy, pasi janė tė ndikuar nga shumė faktorė. Pse duhet tė besojmė atėherė se tė vėrtetat e tyre janė tė tilla dhe absolute? Ja pra, ne nuk do tė jemi kurrė dakord me versionet zyrtare tė tyre, pasi nga pikpamje tė ndryshme, historitė do tė jenė tė ndryshme. Vitin e kaluar pas debateve qė shpėrthyen lidhur me librin e Schmittit njoha njė akademik Italian, Emilio Benvenuton, qė nė mėnyrė tepėr modeste po mė dhuronte njė kopje tė dorėshkrimit tė tij, lidhur me figurėn e Skėnderbeut me titull : Gjergj Kastrioti Skėnderbeu – heroi kombėtar shqiptar dhe baron i Shėn Anxhelos dhe Shėn Xhovanit Rotondit dhe pjesė e Patrikut tė Venecias.
Kur biseduam pėr kėtė artikull, menduam qė tė citonim dy prej arkivave qė lidhen me epokėn e Skėnderbeut, tė Napolit – si – arkivi i njė mbretėrie dhe i Venecias – si njė prej republikave qė e ka mbėshtetur heroin. Deri kėtu besueshmėria e tė tė vėrtetave nuk ka diskutim, pasi janė dy burime tė rėndėsishme dhe prestigjoze. Po kėto dy burime cilat tė vėrteta japin?
Dominimi I Anxhoinėve zgjati gati njė shekull nė Shqipėri qė filloi me Manfredin I cili mori si grua Helenėn qė I solli si pajė Korfuzin, Beratin, Durrėsin, Kaninėn dhe Vlorėn. Tė dy brigjet ndodheshin nėn tė njėjtin dominim me kryeqytet nė Itali. Me Manfredin nuk bėhet fjalė vetėm me njė bashkim dinastik sepse u
Prof.Emilio Benvenuto
lidhėn alenaca midis Artės dhe Epirit, principatės sė Moresė dhe mbretėrisė sė Siēilisė pėr tė mbėshtetur luftėn nė ballkan midis kėtyre fuqive dhe perandorit tė Nikeas qė njėlloj si Komneni aspironte kurorėn e perandorit tė kostandinopojės dhe pėr tė mbėshtetur nė Itali luftėn mes Manfredit dhe Selisė sė Shenjtė.
Do tė mjaftoni vetėm kėto rreshta pėr tė kuptuar sesa komplekse ka qėnė nė vetvete historia, tė paktėn ėn kėtė zonė tė Mesdheut. Po ta marrim me kujdes kėtė pasazh nga libri i prof. Emilios, do tė shohim se ēfarė interesash fshiheshin nė tė vėrtetė pas aleancave. Si mund tė besojmė se prapaskenat e kėtyre pėrpjekjeve tė jenė shkruar realisht nė dokumenta zyrtare qė tė na e servirnin tė vėrtetėn? E pra Skėnderbeu u gjend nė njė ndėrthurje tė kėtyre interesave qė i mundėsuan tė shihte edhe interesat e vendit tė vet, por detyrimisht tė pazgjidhshme me tė vetat. A mund tė dilte jashtė aleancave tė firmosura diku nė selitė e Europės? Ma do mendja qė nuk do tė kishte peshėn qė ta bėnte njė gjė tė tillė, pavarėsisht vullnetit tė mirė. Skėnderbeu diti nė kėtė lėmsh tepėr tė ngatėrruar tė ishte njė politikan dhe diplomat i zoti, nėse arriti qė tė konvergonte me aleancat dhe marrėveshjet e tyre.
Libri i Schmittit solli njė risi qė ofendoi krenarinė shqiptare, por nuk mund tė hedhė dritė me disa pasazhe mbi tė vėrtetat e historisė sė Skėnderbeut. Mė vjen vėrtet keq qė shpėrtheu gjithė ai debat nė media, por qė si shumė debate tė tjera mbyllet shpejt, pasi thonė se tek ne bujat fiket pas tre ditėsh.
Natyrisht Skėnderbeu ishte i biri i Vojsavės, grua me origjinė sėrbe, por kjo nuk vėrteton aspak se ai i ngjau nėnės sė vet, apo mė keq akoma se u shėrbeu atyre. Supozimet mund tė thonė se ndonjė aleancė tė fshehtė ta padukshme edhe mund tė ketė pasur, pasi pėrfaqėsonte lidershipin e shqiptarėve nė atė kohė qė nė rast rreziku mund edhe tė kėrkonte mbėshtetjen e tyre. Kur turqit e morėn Skėnderbeun tė vogėl dhe e pėrgatitėn pėr ta hedhur nė luftė, mes tyre nuk kishte vetėm shqiptarė, por fėmijė edhe nga vendet e tjera tė Ballkanit e ndoshta mė gjerė, prandaj dhe njohjet me disa prej tyre i sollėn aleanca tė mėvonshme atij.
Nė Luftėn e Dytė Botėrore, kur Hitleri po i vinte zjarrin botės, oborret mbretėrore tė Europės ishin tė sė njėjtės dinasti, kėshtu qė interesat e tyre ishin tė lidhura ngushtė me kontinentin dhe mbretėrimin e dinastisė. Kush mund tė thotė se nuk pati aleanca tė padukshme mes shteteve tė cilat nuk i gjejmė nė faqet e shkruara tė historisė? Askush nuk mund tė guxojė tė flaės pėr tė vėrteta qė nuk janė bėrė kurrė tė njohura. Mund tė mbeten hipoteza qė ndoshta nuk do tė marrin kurrė pėrgjigje.
Meqė kemi pėrzemėr tė dy arsimin, menduam qė edhe ta zgjeronim idenė e artikullit tonė, duke bėrė edhe njė sondazh praėn universitetit Fan S. Noli tė Korēės, si pjesė e studimeve tė shumta qė synojmė edhe nė tė ardhmen.
Pyetjes se ēfarė dini pėr tė, pasi nga sondazhet e ndryshme qė shohim me tė rinj, shpesh mungesa e dijeve tė sjell pėrgjigje nga mė tė paparashikueshmet, u pėrgjigjen si mė poshtė : se kanė njohuri tė nevojshme, nuk kanė informacionin e duhur, e shohin si njeri tė bėmave qė u bė hero, luftėtar, udhėheqės dhe figurė e ndritur e kombit pėr liri kundėr turqve, njė nga njerėzit mė tė mėdhenj tė shqiptarėve.
Pyetjes se si duhet inkuadruar nė histori, i pėrgjigjen mbi 99% e tyre dhe e shohin si figurė qė duhet vlerėsuar, pa deformime, original, duhet tė marrė vendin e duhur si deri mė tash, si figura qėndrore e periudhės sė pushtimit turk, qė ndryshoi rrjedhėn e historisė, dikush e quan edhe fitimtar tė vetvetes.
Pyetjes se a duhet denigruar figura e tij, mbi 98% thonė jo, tė tjerėt nuk japin mendim apo e barazojnė figurėn e tij me nacionalizmin.
Pyetjes se cilat janė sulmet mė tė fundit, mbi 96% nuk kanė asnjė informacion, vetėm pjesa tjetėr i lidh me origjinėn e tij.
Pyetjes se sa  tė besueshme janė shkrimet dhe a u duhet besuar verbėrisht atyre, shprehen se janė interpretime te ndryshme, tė tjerė i konsiderojnė tė besueshme, pjesėrisht tė besueshme, apo nuk u duhet besuar.
Pyetjes se a duhet ndryshuar njė histori e pajetuar, me vija politike apo tė rishikohen figura si Skėnderbeu, i pėrgjigjen qartėsisht jo, sepse kontributi flet pėr tė shkuarėn, mbase, edhe mund tė rishikohen, nėse ėshtė e nevojshme, sigurisht mund tė rishikohen.
Nga larmia e pyetjeve mund tė deduktojmė shumė gjėra, por po ua lėmė nė dorė lexuesve, specialistėve tė arsimit, historianėve dhe nė rradhė tė parė Ministrisė sė Arsimit pėr tė nxjerrė detyrat e veta.
Emilio Benvenuto – Akademik italian
Arjan Th. Kallēo – Universiteti Fan S. Noli, Korēė

 






2011-01-23


   
 

 

© copyright arteecarte 2002 - all rights reserved - Privacy e Cookies